BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gebrejesus: OBSH merr ndihmë

- Franca dhe Gjermania sot shfaqën mbështetje politike dhe financiare për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër virusit Kovid-19, ndërsa Berlini eci një hap para duke paralajmëruar se këtë vit do të paguajë gjysmë miliardë euro në fondin e organizatës.

Gjenevë, 25 qershor 2020 (MIA) – Franca dhe Gjermania sot shfaqën mbështetje politike dhe financiare për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër virusit Kovid-19, ndërsa Berlini eci një hap para duke paralajmëruar se këtë vit do të paguajë gjysmë miliardë euro në fondin e organizatës.

Kryetari i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus në konferencën e sotme për media tha se, edhe krahas kritikave të SHBA-së se organizata nuk ka reaguar mjaftueshëm shpejtë për paraqitjen e sëmundjes, ajo e kishte marrë ndihmën e nevojshme politike dhe ekonomike.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan bëri të ditur se ato 500 milionë euro janë shuma më e madhe që Gjermania deri më tani e ka donuar për OBSH-në.

“Sot, më shumë se kurrë, na duhet OBSH e fuqishme, transparente dhe e përgjegjshme. OBSH është e aftë që t’i udhëheq dhe koordinojë përpjekjet në nivel botëror”, tha Shpan.

Franca bëri të ditur se do të dhurojë 90 milionë euro në Qendrën për Hulumtim të OBSH-së në Lion, si dhe 50 milionë euro shtesë.

“Sinqerisht besoj se, më shumë se kurrë, botës i nevojitet organizatë multilaterale. Na duhet përgjigje globale dhe vetëm OBSH mund ta sigurojë”, tha ministri francez i Shëndetësisë Oliver Veran. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close