Korrespondentë BotëMKD-ALPolitikë

Gazetat greke me analiza në prag të zgjedhjeve tek ne

Në temat që mbizotërojnë në fushatën zgjedhore, në rolin e faktorit shqiptar në kalkulimet paszgjedhore për formimin e qeverisë, por edhe të Marrëveshjes së Prespës, e vënë theksin gazetat greke "Katimerini" dhe "Efimerida ton sindakton" në tekstet kushtuar zgjedhjeve tek ne, derisa megjithatë "To vima" e transmeton qëndrimin e profesorit të Universitetit të Selanikut "Maqedonia" dhe shef i programit për Evropën Juglindore në "ELIAMEP", Janis Armakolas, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Athinë, 12 korrik 2020 (MIA) – Në temat që mbizotërojnë në fushatën zgjedhore, në rolin e faktorit shqiptar në kalkulimet paszgjedhore për formimin e qeverisë, por edhe të Marrëveshjes së Prespës, e vënë theksin gazetat greke “Katimerini” dhe “Efimerida ton sindakton” në tekstet kushtuar zgjedhjeve tek ne, derisa megjithatë “To vima” e transmeton qëndrimin e profesorit të Universitetit të Selanikut “Maqedonia” dhe shef i programit për Evropën Juglindore në “ELIAMEP”, Janis Armakolas, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në zgjedhjet, të parat që mbahen pas Marrëveshjes së Prespës, pas Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë, pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas vendimit pozitiv të BE-së për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, do të zgjidhet qeveri e cila do udhëheqë me pasojat mbi ekonominë dhe shoqërinë nga kriza me koronavirusin, por edhe negociatat me Brukselin pr rrjedhën evropiane të vendit”, shkruan gazetari i “Efimerida ton sindakton” në botimin e fundjavës të gazetës.

“Të mërkurën e ardhshme qytetarët e Maqedonisë së Veriut në periudhën e përkeqësimit të pasqyrës epidemiologjike të vendit, do të dalin në votim që të zgjedhin Kuvendin e ri të cilin do ta zgjedhë Qeveria”, shkruan gazetari i “Katimerinit” në fillim të tekstit kushtuar zgjedhjeve tek ne.

Gazetarët me përvojë në analizat e tyre komentojnë se ekziston indiferencë nga shoqëria për zgjedhjet e ardhshme.

“Katimerini” shkruan se edhe koronavirusi do të ketë “kontributin e vet” në rezultatin zgjedhor, duke pasur parasysh rritjen e numrit të të infektuarve dhe shton se indiferenca e shoqërisë dhe frika nga Kovid-19 krijojnë kushte për mosdalje më të madhe të mërkurën”.

Gazetat greke, në analizat e përmendin edhe Marrëveshjen e Prespës, gjegjësisht nëse dhe sa zgjedhjet do të ndikonin mbi vendimin e Greqisë.

“A do të varet fati i Marrëveshjes së Prespës nga zgjedhjet të mërkurën? Kthim i saj dinamik nuk është regjistruar në shoqëri dhe trupin votues, as partia opozitare VMRO-DPMNE-ja e cila në Kuvend ka deklaruar se do ta shfuqizojë, nuk e përmend aq shpesh”, shkruan “Katimerini”.

Profesori i Universitetit të Selanikut “Maqedonia” dhe shf i programit për Evropën Juglindore në “ELIAMEP”, Janis Armakolas, në kolumën e tij për “To vima” shkruan se “LSDM-ja e Zoran Zaevit fuqimisht e mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, derisa megjithatë VMRO-DPMNE-ja nacionaliste, e cila nuk e përdor emrin e ri të vendit, u prononcua se –   me sa duket në një mënyrë magjike – nuk do ta shfuqizojë marrëveshjen, ndërsa njëkohësisht nuk do të obligohet nga emri i ri dhe dispozitat e tjera”.

Armakolas shton se për Greqinë do të jetë veçanërisht interesante periudha pas zgjedhjeve “ose për shkak të vështirësive për formimin e qeverisë, ndërsa ose veçanërisht nëse fiton VMRO-DPMNE-ja.

Gazetarët me përvojë të “Katimerinit” dhe “Efimerida ton sindakton”, si dhe profesori Armakolas i përmendin edhe rezultatet e hulumtimeve të publikuara të mendimit publik, ndërsa i analizojnë edhe pozicionet e partive lidhur me bashkëpunimet dhe koalicionet e mundshme paszgjedhore.

Profesori komenton se me siguri edhe të dyja partitë do të jenë afër, “në kufirin e 50 vendeve të deputetëve”, ndërsa “Efimerida ton sindakton”, shkruan se sipas anketave “edhe të dyja koalicionet do të jenë fituese”.

“Madje edhe të fitojë VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet të mërkurën, nuk do të thotë se do të formojë qeveri. A do të jetë partia e parë apo sipas numrit të votave do të jetë e para partia e Zaevit, faktori shqiptar është ai i cili do të vendosë kush do ta marrë udhëheqësin në vend”, shkruan “Katimerini”, publikoi MIA. sr/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close