0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Gazetaria përball propagandës në fokusin e Takimit të 14-t botëror të mediave bullgare

 Gazetaria përball propagandës është në fokusin e Takimit të 14-t botëror të mediave bullgare, që në organizim të agjencisë bullgare të lajmeve BTA dhe me mbështetjen e MIA-s, sivjet po mbahet në Shkup.

Shkup, 25 tetor 2018 (MIA) – Gazetaria përball propagandës është në fokusin e Takimit të 14-t botëror të mediave bullgare, që në organizim të agjencisë bullgare të lajmeve BTA dhe me mbështetjen e MIA-s, sivjet po mbahet në Shkup.

Në hapjen e sotme solemne të ngjarjes drejtori i BTA-së, Maksim Minçev theksoi se qëllimi është që mediat të mblidhen, t’i tregojnë problemet me të cilat po përballen, sfidat para të cilave po ndodhen.

“Temë kryesore është gazetaria përball propagandës, por edhe dëmet që i bëjnë lajmet e rreme, si dhe problemet e gazetarisë në botë, të gjithë po përballemi me mungesën e mjeteve financiare”, tha Minçev.

Theksoi se ky takim çdo vit mbahet në qytet të ndryshëm. I pari, në vitin 2005 është mbajtur në Bullgari, pastaj kanë vijuar Çikagoja, Roma, Madridi, Plovdivi, Varna, Amsterdami, Vjena, Athina..Takimi i ardhshëm është planifikuar të mbahet në Kanada apo në Qipro.

“Të jesh në anën e profesionit është provokim serioz i të tashmes. Gazetaria ose do të bëhet ose do të na e marrin të gjithë ata reketarë, furacak, mercenarë dhe përfitues, të cilët shohin se nga ajo të fitojnë dhe të manipulojnë. Më gëzon se pikërisht kjo është tema e takimit tuaj të sivjetmë, se pikërisht për shkak të kësaj jeni në Maqedoni, në Shkup, theksoi drejtori i MIA-s, Dragan Antonovski, i cili e hapi manifestimin në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Sepse në të vërtetë, shtoi Antonovski, nevojitet që të pastrohet në hapësirat tona cili është qëllimi, nëse duhet të punohet në interes të opinionit, të informimit, si dhe ta asgjësojmë propagandën dhe dezinformimin, lajmet e rreme.

Antonovski shtoi se MIA dhe BTA kanë një bashkëpunim shumëvjeçar, i cili, siç tha, do të zgjerohet edhe në të ardhmen me projekte dhe ngjarje të përbashkëta.

“Kjo që jemi të sigurt është se kemi interes të përbashkët, ndërsa kjo është standarde profesionale në gazetari”, theksoi ai.

Para akademikëve, përfaqësuesve  të Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari, të Qeverisë, të mediave ishte lexuar porosia e zëvendëspresidentes bullgare Ilijana Jotova, e cila siç theksoi në të nga shkaqe të arsyeshme nuk ka mundur të marrë pjesë në ngjarjen.

“Bullgaria është përfaqësuesja më e madhe e Maqedonisë në BE. Duam bashkërisht të punojmë në prosperitetin e përbashkët të rajonit”, theksoi Jotova në porosinë drejtuar të pranishmëve.

Ajo theksoi se pret rezultate reale nga Komisioni i Përzier Maqedoni-Bullgari.

“Detyra e saj është tejet e vështirë dhe në punën e saj veçanërisht është i rëndësishëm roli i mediave. Heshtja krijon bazë për spekulime”, theksoi Jotova në porosinë dhe u bëri apel mediave bullgare t’i kushtojnë kujdes më të madh kësaj çështje, e  jo, siç theksoi, gjërat t’i kuptojë vetëm nga mediat e Maqedonisë.

Pas hapjes solemne të Takimit të 14-t botëror të mediave bullgare para të pranishmëve kanë performuar muzikantët e renomuar botëror Vllatko Stefanovski dhe Teodisj Spasov.

Таг
Back to top button
Close
Close