EvropëEvropë.Portal

Gati 78 për qind e rusëve kanë mbështetur reformat kushtetuese

Pjesa më e madhe e qytetarëve rusë votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të lejojnë që presidenti Vladimir Putin të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.

Moskë, 2 korrik 2020 (MIA) – Pjesa më e madhe e qytetarëve rusë votuan në favor të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të lejojnë që presidenti Vladimir Putin të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.

Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ), kumtoi sot se me 99,99 për qind të votave të përpunuara, reformat kushtetuese u mbështetën nga 77,92 për qind e rusëve, ndërsa kundër votuan 21,72 për qind.

Pjesëmarrja në referendumin njëjavor i cili u shënua nga raporte të shumta për presion, ishte 65 për qind.

E vetmja zonë ku shumica e qytetarëve votuan kundër ndryshimeve kushtetuese është rrethi autonom i Neneckës. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close