EvropëEvropë.Portal

Gati 300 punëtorë të infektuar në një fabrikë e cila prodhon sanduiçë për “Marks end Spenser”

- Gati 300 të punësuar në fabrikën britanike e cila prodhon sanduiçë për zinxhirin tregtar "Marks end Spenser" janë pozitivë në Kovid-19.

Londër, 14 gusht 2020 (MIA) – Gati 300 të punësuar në fabrikën britanike e cila prodhon sanduiçë për zinxhirin tregtar “Marks end Spenser” janë pozitivë në Kovid-19.

Fabrika “Grinkor” nga Nortemptoni, ku janë të punësuar 2.100 persona bëri të ditur se një pjesë e punëtorëve janë në vetizolim.

“Grinkor” bëri të ditur se 79 punëtorë ishin pozitivë në Kovid-19, për çka kompania ka vendosur program privat për testim, me çka janë zbuluar edhe 213 raste gjegjësisht gjithsej 292. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close