0_Maqedoni.PortalKultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Galeria Kombëtare së shpejti me përshkrime virtuale dhe prezantime të veprave nga koleksioni i pasur

Aktualisht po përballemi me rrezikun e përhapjes së madhe të epidemisë së koronavirusit dhe duke u bazuar te rekomandimet për të ndenjur sa më shumë të izoluar në shtëpi, një pjesë e madhe e institucioneve kulturore, duke na përfshirë edhe ne, kemi mbyllur dyert e objekteve tona për vizitorët, por në raste të këtilla specifike dhe sipas mundësive për një përshtatje të shpejtë me këto rrethana, kemi filluar ofrojmë disa opsione teknologjike (online, elektronike) për të gjithë të interesuarit.

Shkup, 24 mars 2020

Aktualisht po përballemi me rrezikun e përhapjes së madhe të epidemisë së koronavirusit dhe duke u bazuar te rekomandimet për të ndenjur sa më shumë të izoluar në shtëpi, një pjesë e madhe e institucioneve kulturore, duke na përfshirë edhe ne, kemi mbyllur dyert e objekteve tona për vizitorët, por në raste të këtilla specifike dhe sipas mundësive për një përshtatje të shpejtë me këto rrethana, kemi filluar ofrojmë disa opsione teknologjike (online, elektronike) për të gjithë të interesuarit.

Galeria Kombëtare e Maqedonisë së Veriut i ka mbyllur të gjitha hapësirat e saj sipas rekomandimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe po bën kalimin e saj drejt hapësirës virtuale. Ekspozitat e vazhdueshme të Galerisë, të cilat qëndrojnë rregullisht të vendosura në Hamamin e Daut Pashës, tashmë janë të hapura për publikun nëpërmjet platformës VR
https://my.matterport.com/show/?m=seBXUrNdika.

Përveç kësaj mundësie, ekipi i galerisë, i cili vazhdimisht është në planifikim e sipër të opsioneve virtuale për publikun të përbërë prej moshave dhe profesioneve të ndryshme, ka filluar të ofrojë dhe platforma pa pagesë, në të cilat mund të shkarkohen katalogë dhe monografi nga të gjitha ekspozitat, projektet dhe aktivitetet e deritanishme të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë.

Lajmërojmë se së shpejti do të kemi edhe përshkrime virtuale veprash të koleksionit tonë të pasur, të prezantuara nga profesionistët tanë.

Gjithashtu, jemi në përgatitje të promovimit të punëtorive dhe lojërave artistike virtuale për vizitorët tanë më të vegjël, fëmijët, nga ekipi ynë edukues. Këto materiale do të jenë të përshtatura për mosha të ndryshme – parashkollore, të shkollës fillore dhe të mesme, sigurisht, pa i anashkaluar dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Për të gjitha aktivitetet tona të reja do të jeni të informuar në kohë, me ç’rast ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter, ku zhvillojmë komunikim më të hapur me publikun tonë.

Galeria Kombëtare e Maqedonisë së Veriut ju bën thirrje që t’i shikoni përmbajtjet që do të ofrojë online, të qëndroni në shtëpi e të ruani veten dhe më të afërmit, në mënyrë që së bashku ta mundim këtë murtajë të shekullit 21, pa e humbur frymën e artit dhe duke respektuar vlerat e vërteta kulturore.

Njëkohësisht Ju informojmë se më 23 mars 2020 në të gjitha objektet e Galerisë Nacionale është bërë dezinfektimi i hapësirave ekspozuese dhe të punës.

Galeria Kombëtare e Maqedonisë së Veriut

_______________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close