BotëBotë.PortalSvet.Slajder

G-20 në samitin onlajn do t’i shqyrtojë masat për stabilizim të tregut të naftës

Samiti i jashtëzakonshëm i G-20 do të mbahet nesër dhe do t'u përkushtohet masave për stabilizim të tregut të naftës, bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (ANE) Fatih Birol.

Riad, 9 prill 2020 (MIA) – Samiti i jashtëzakonshëm i G-20 do të mbahet nesër dhe do t’u përkushtohet masave për stabilizim të tregut të naftës, bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (ANE) Fatih Birol.

Takimi do të mbahet onlajn për shkak të pandemisë së kronavirusit.

“Në treg ka tepricë të madhe, të shkaktuar nga kriza me koronavirusin, thekson Biroli dhe shton se niveli i tij po i afrohet vlerës në të cilën kjo tepricë do të ketë pasoja serioze për stabilitetin e ekonomisë botërore dhe për një milionë të punësuar në industrinë e naftës dhe të gazit, shtoi ai.

Detyrë kryesore e G-20 është të garantojë dhe mbështesë stabilitetin financiar dhe ekonomik në tregun botëror të naftës, sepse ai në tërësi është pjesë e përgjegjësive të saj, nënvizoi Biroli. ar/ 

Back to top button
Close
Close