0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Futbollistët në Francë do të testohen për koronavirusin

Të gjithë futbollistët në Francë do të testohen për koronavirus, tha anëtari i Komitetit mjekësor të Federatës së Futbollit të vendit në intervistën për mediat lokale.

Paris, 14 prill 2020 (MIA) – Të gjithë futbollistët në Francë do të testohen për koronavirus, tha anëtari i Komitetit mjekësor të Federatës së Futbollit të vendit në intervistën për mediat lokale.

“E vetmja zgjidhje që mund të garantojë sigurinë maksimale të futbollistëve është testimi universal për KOVID-19. Më duhet të kontrolloj të gjithë futbollistët”, thuhet në kumtesë.

Kjo u bë e qartë pas fjalimit drejtuar kombit nga ana e presidentit francez, Emanuel Makron.

Në të, ai shprehu se karantina e vendit do të vazhdojë deri më 11 maj.

Sipas njoftimit të “L’Equipe”, sot më herët, Federata e futbollit të vendit planifikon të vazhdojë sezonin e Liga 1, më 17 qershor. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close