0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.SlajderVideo deklaratë

Fushëveprim më i madh i kompanive dhe procedura më të thjeshta administrative për shfrytëzimin e mbështetjes financiare të investimeve

Zgjerimi i fushëveprimit të kompanive dhe thjeshtimi i procedurës së aplikimit është qëllimi i projekt ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve. Këtë vit parashikohen 47 për qind më shumë mjete se sa vitin e kaluar në buxhetin e shtetit ose mbi katër miliardë denarë.

Shkup, 19 mars 2019 (MIA) – Zgjerimi i fushëveprimit të kompanive dhe thjeshtimi i procedurës së aplikimit është qëllimi i projekt ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve. Këtë vit parashikohen 47 për qind më shumë mjete se sa vitin e kaluar në buxhetin e shtetit ose mbi katër miliardë denarë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në diskutimin e sotëm në Qeveri për Projektligjin theksoi se ligji për mbështetje financiare të investimeve që u miratua vitin e kaluar në muajin maj ka treguar rezultate të shkëlqyera, por qëllimi kryesor ishte t’i mbështet industrinë dhe ekonominë që shënojnë rritje. Investimet e drejtpërdrejta të huaja vitin e kaluar arritën rekord 624 milionë euro, ndërsa prodhimi industrial vetëm në janar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me mbi 12 për qind, ndërsa e konsiderueshme është edhe pjesa e prodhimit industrial të BPV-së.

“Përsëri ligji është fokusuar në industrinë, linjat e prodhimit, por tani siguron një fushë më të gjerë veprimi. Po ndryshon edhe pjesa e aplikimit. Aplikimi ishte deri më 31 korrik, tani po e shtyjmë që të mund të aplikojmë deri më 30 shtator për t’u mundësuar kompanive të përgatisin aplikimet më adekuate, ndërsa pagesa e ndihmës financiare për vitin e kaluar do të jetë deri në fund të vitit buxhetor, deri më 25 dhjetor”, tha Angjushev .

Me ndryshimet në fushëveprimin e kompanive që mund ta përdorin zgjerohet tek bujqësia për të stimuluar hapjen e fabrikave për përpunimin e produkteve bujqësore, me të cilën krijohet vlerë e shtuar shtesë, pastaj financim i prodhimit të natyrës jomaterialer, ndërsa këto janë kompani nga IT teknologjia që zhvillojnë softuer për shitje. Me këtë ligj mundësohet që kompanitë të cilat deri tani kanë pasur veprimtari tregtare, ndërsa kanë vendosur të bëjnë prodhimin të mund ta shfrytëzojnë mbështetjen financiare nga shteti.

Ai shtoi se po bëhen lehtësime shtesë për edhe për industrinë e tekstilit dhe lëkurës edhe pse ato deri më tani duhej të plotësonin dy kushte – rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e numrit të punësuarve, duke marrë parasysh situatën në ekonomi dhe mungesën e fuqisë punëtore cilësore, lejohet ato të përmbushin një nga kushtet brenda pesë viteve.

Në diskutim mes tjerëve morën pjesë edhe përfaqësues të odave ekonomike në vendet të cilat shprehën mbështetje për ndryshimet, ndërsa paralajmëruan se në mënyrë shtesë do t’i dorëzojnë sugjerimet e tyre.

Projektligji duhet të miratohet në Qeveri pas të cilës do të dërgohet në Kuvend ku pritet të miratohet deri në fund të muajit që ndryshimet e propozuara të vendosen në funksion të ekonomisë. sn/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close