BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Fushatë e OBSH-së për heqje dorë nga pirja e duhanit

- Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi fushatë për ndihmë të më shumë se një miliardë personave që të heqin dorë nga cigaret dhe në këtë mënyrë do të ulet rreziku nga infektimi me virusin e ri korona.

Gjenevë, 10 korrik 2020 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi fushatë për ndihmë të më shumë se një miliardë personave që të heqin dorë nga cigaret dhe në këtë mënyrë do të ulet rreziku nga infektimi me virusin e ri korona.

“Qëllimi i fushatës është që t’iu ndihmohet 1,3 miliardë duhanpirësve që të heqin dorë nga shprehia e keqe. Në kuadër të iniciativës njerëzit do të mund të marrin ndihmën e nevojshme, për shembull zëvendësim i nikotinës, ndërsa do të kenë qasje edhe deri te doktori digjital ‘Florens’, i cili do të ndajë këshilla”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebreisus.

Ai shtoi se nga pirja e duhanit vdesin tetë milionë persona çdo vit.

“Edhe shkenca dëshmoi se duhanpirësit janë shumë më të ndjeshëm ndaj Kovid-19”, theksoi Gebreisus. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close