0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderMIA InvestigonPolitikëTemëZgjedhje parlamentare 2020

Fushata parazgjedhore sipas protokolleve shëndetësore – përgjegjësia te partitë politike dhe qytetarët

Fushata parazgjedhore me respektim të distancës fizike prej 1,5 deri në 2 metra, larje dhe dezinfektim të duarve dhe mbajtjes së maskës mbrojtëse në të gjitha aktivitetet partiake parashikon protokolli i Komisionit për Sëmundje Infektive. Këto janë rekomandimet, ndërsa përgjegjësia për respektim të protokolleve shëndetësore gjatë aktiviteteve zgjedhore në ambient të hapur dhe të mbyllur është e vetë partive politike dhe e qytetarëve. 

Shkup, 11 korrik 2020 (MIA) – Fushata parazgjedhore me respektim të distancës fizike prej 1,5 deri në 2 metra, larje dhe dezinfektim të duarve dhe mbajtjes së maskës mbrojtëse në të gjitha aktivitetet partiake parashikon protokolli i Komisionit për Sëmundje Infektive. Këto janë rekomandimet, ndërsa përgjegjësia për respektim të protokolleve shëndetësore gjatë aktiviteteve zgjedhore në ambient të hapur dhe të mbyllur është e vetë partive politike dhe e qytetarëve.

Partitë politike paralajmëruan se udhëheqin fushatë pa tubime të mëdha, por çdo ditë janë aktivë në terren. Derisa shumica prisnin fushatë përmes mediave sociale, shohim edhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët, për të cilat partitë politike thonë se janë në vëllim më të vogël dhe numër më të vogël dhe në pajtim me masat.

Konform protokolleve të tanishme, partitë mund vetëm të thirren në respektim të masave, ndërsa vetë qytetarët mbesin t’i respektojnë dhe të mbrohen, sepse nuk ka kompetent të caktuar qartë për zbatimin e tyre në terren.

MPB pohon – vazhdimisht i respekton protokollet, KSHZ-ja thotë nuk ka kompetencë për kontroll në terren

Për këtë si kontrollohet, nëse respektohen protokollet gjatë aktiviteteve të partive politike në ambient të hapur apo të mbyllur, gjegjësisht çfarë nëse nuk respektohet distanca fizike, laja e duarve dhe dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskës mbrojtëse apo kohëzgjatja në aktivitetet partiake, kërkuam përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje na dhanë përgjigje se MPB-ja vazhdimisht i respekton protokollet shëndetësore përmes zbatimit të dispozitave të Dekreteve me fuqi ligjore të cilat vlejnë edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe Protokolli shëndetësor nr.  17-4682/2 nga data  22.06.2020 nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me zbatimin e  Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020.

“Lidhur me aktivitetet të cilat vijojnë në periudhën parazgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020, Ministria e Punëve të Brendshme në pajtim me ligjin për tubime publike si dhe me kompetencat të parapara në ligjet dhe aktet nënligjore sipas të cilave vepron dhe konform kompetencave të parapara në Kodin Zgjedhor, planifikon dhe ndërmerr masa dhe aktivitete në të gjitha fazat të procesit zgjedhor për mbajtjen e gjendjes së volitshme të sigurisë, rend dhe qetësi të volitshme të publike, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, parandalim të kryerjes së veprave penale dhe shkeljeve dhe mundësim të lëvizjes së papenguar të trafikut me qëllim të krijimit të kushteve për  zhvillim të sigurt dhe të papenguar të procesit zgjedhor”, theksohet në përgjigjen e MPB-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, megjithatë, thekson se ata nuk kanë kompetencë për kontroll dhe tregojnë se vetë partitë politike janë përgjegjëse për respektimin e protokolleve shëndetësore.

“KSHZ-ja nuk ka kompetencë. Ne llogarisim nëse fushata udhëhiqet konfrom ligjit, nëse institucionet shtetërore e shkelin ligjin dhe nëse parashtron dikush kundërshtim ne vendosim rreth këtij. Për këtë edhe vetë partitë politike nënshkruan Kod për për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe duhet ta respektojnë këtë. Dhe angazhohet në fushatë korrekte dhe të drejtë”, thotë për MIA-n kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.

Autoritetet shëndetësore kanë reko,andime, por nuk ka detyrueshmëri në rekomandim dhe për këtë, theksoi Derkovski, KSHZ-ja ka kërkuar protokoll të qartë që t’i angazhojë organet e veta zgjedhore.

Drejtoresha e Inspektoratit  Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Irinka Sotirova Buhova, në deklaratën për MIA-n thotë se kryejnë mbikëqyrje intensive dhe të jashtëzakonshme, por vetëm ku kanë ingerenca për këtë.

“ISHSSH nuk ka ingerenca për të gjitha tubimet me numër më të vogël dhe më të madh në ambiente të hapura dhe të mbyllura. ISHSSH ka ingerenca në të gjitha ISHP, dhe SHSHP, kopshte, shkolla, banja, klube të fitnesit,  sallone bukurie dhe sallone për tatuazh. Këtu kryhen mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme dhe intensive”, deklaroi për MIA-n drejtoresha e ISHSSH Sotirova Buhova.

Protokollet janë qartë  të përcaktuara, por vetëm si rekomandime 

Konform protokollit të Komisionit për Sëmundje Infektive të gjitha aktivitetet partiake gjatë fushatës parazgjedhore duhet të zhvillohen jashtëzakonisht me respektimin e distancës fizike prej 1,5 deri në 2 metra, larje dhe dezinfektim të duarve, mbajtje të maskës mbrojtëse apo mbulimin e gojës dhe hundës.

Këto masa vlejnë për të gjitha tubimet të cilat mbahen në ambient të hapur dhe të mbyllur.

Fushata nga dera në derë të bëhet me mbajtjen e detyrueshme të pajisjes mbrojtëse, të mbahet distancë nga bashkëbiseduesit dhe të  mos hyhet në shtëpi.

Aktivitetet në shtabe duhet të zbatohen në ambient të hapur, ndërsa nëse janë në ambient të mbyllur duhet të respektohen të gjitha masat, të mos zgjasin më shumë se dy orë, të ajroset dhe të kryhet dezinfektim i përditshëm.

Në pikat për material reklamues, rekomandohet të mos mblidhen numër i madh i qytetarëve dhe një stendë të ketë të paktën dy aktivistë.

Transporti për nevojat e partisë të zbatohet me mjetet për transport publik, kapaciteti i automjetit të jetë 50 për qind i shfrytëzuar dhe të gjithë brenda të mbajnë maska dhe të sigurohen mjete për dezinfektim.

Partitë edhe në këtë fushatë midis qytetarëve,  por pohojnë se i respektojnë protokollet

LSDM-ja, para fillimit të fushatës parazgjedhore publikoi se aktivitetet partiake i ka përshtatur në rrethanat e reja dhe se grupimi është i ndaluar, ndërsa numri i të pranishmëve në ngjarje dhe takime publike do t jetë me kontroll të ashpër, me maksimum 50 persona në lokacion publik dhe 30 në ambient të mbyllur, me distancë të detyrueshme fizike.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaevi në intervistën për MIA-n, tha se bëhet kujdes i plotë edhe për veten edhe për shëndetin e qytetarëve të cilët janë mysafirë në ngjarje.

“Së pari mbajtja e kaskës është e detyrueshme për të gjithë, mbajtja e distancës, përshëndetja me bërryl ose grusht, përshëndetje korona siç themi të gjithë, të gjithë ulen në distancë, me tubime të kufizuara, të vogla, e shikoni nuk ka tubime të mëdha”, theksoi Zaevi.

Lëvizja distancë, thekson, krahas mbajtjes së maskës është parandalim i dyfishtë, që beson se kanë arritur ta realizojnë.

Lideri i Besës, Bilall Kasami, i cili është në koalicion parazgjedhor me LSDM-në në këto zgjedhje parlamentare, në intervistën për MIA-n partinë e tij e vlerësoi si më të ndërgjegjshme në respektimin e protokolleve në kushte të pandemisë së Kovid-19.

“Mund t’ju garantojmë se Lëvizja Besa është parti më e ndërgjegjshme lidhur me organizimin e takimeve të deritanishme, por garantojmë se kështu do të jetë edhe deri në fund të fushatës”, thotë Kasami.

Nga VMRO-DPMNE-ja, edhe pse nuk dolën me protokolle personale, lideri i partisë Hristian Mickoski në intervistën për MIA-n, tha se nuk organizojnë tubime dhe se kanë tubime më të vogla me qytetarët konform rekomandimeve.

“Nuk organizojmë prani masive, thjesht e paralajmërojmë prezencën time dhe prezencën e kandidatëve të tjerë për deputetë në vende të caktuara. Tani tash ne nuk mund t’i masim dhe t’u themi mis ejani kur ata vendosin t dalin dhe ta japin masivisht mbështetjen madje edhe në ato tubime të vogla, këto tubime të vogla ashtu t’i quaj”, deklaroi Mickoski.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në intervistën për MIA-n, thotë se kanë pasur dyshime e veta për pandeminë, por pas analizave të hollësishme dhe shpjegimet nga ekspertët, nuk pret pasoja nëse respektohen protokollet.

“Jam i sigurt se nëse respektohen të gjitha protokollet, nuk do të ketë kurrfarë pasojash, ndërsa qytetarët duhet të ndjehen të sigurt sepse janë arrë të gjitha masat nga ana e Inspektoratit Shëndetësor dhe specialistët nga fusha të ndryshme; porositi Ahmeti.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në intervistën për MIA-n, thotë se përpiqen t’i respektojnë masat.

“Unë të gjithë kohën kur jam në terren, mbaj maskë, ndajmë maska kur kemi tubime, dezinfektues norma etj.. Një pjesë e fjalimeve tona është që të respektohen masat. E shfrytëzoj mundësinë t’i porosis qytetarët, në ditën e zgjedhjeve të mos frikësohen, nuk ka kurrfarë rreziku nëse mbajnë maskë dhe mbajnë distancë minimum  1,5, mendoj se nuk ekziston kurrfarë rreziku.   Po, është rrezik, dhe nuk është aq lehtë edhe për mua. Mos harroni jo vetëm që jam kryetar i partisë politike, por jam edhe baba, kam fëmijë, kam bashkëshorte dhe duhet të kthehem në shtëpi”, deklaroi Sela.

Nga e Majta thonë se mundohen maksimalisht t’i respektojnë dispozitat të cilat janë nga Komisioni.

Nga Unioni Demokratik Qytetar thonë se mundohen t’i respektojnë masat dhe të mos bëjnë tubime të mëdha, ndërsa përmes mediave mundohen të arrijnë  sa më  shumë qytetarë.

Nga partia e re “Partia Jote”, edhe pse për herë të parë marrin pjesë në zgjedhje vendosi të promovohet para votuesve me fushatë që udhëhiqet në mediat elektronike dhe në rrjetet sociale dhe nuk përfshin takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Aleksandar Atanasov

Back to top button
Close
Close