0_Sport,PortalFutbollSport

Fund i kampionatit të futbollit në Belgjikë, titulli për Brizh

Belgjika është vendi i parë evropian, ku është shpallur fundi i parakohshëm i sezonit të futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Federata e atjeshme mori vendim që të mos luhet xhiroja e fundit e pjesës së rregullt, si dhe as plejofi, e as plejauti.

Bruksel, 2 prill 2020 (MIA) – Belgjika është vendi i parë evropian, ku është shpallur fundi i parakohshëm i sezonit të futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Federata e atjeshme mori vendim që të mos luhet xhiroja e fundit e pjesës së rregullt, si dhe as plejofi, e as plejauti.

Në momentin e ndërprerjes së kampionatit, kryesuesi i tabelës ishte Brizh dhe mbi këtë bazë, klubi është shpallur kampioni i ri belg.

Vendimi përfundimtar, i cili do të jetë një formalitet, do të merret në fund të prillit në Asamblenë e përgjithshme të Federatës së futbollit të Belgjikës. mb/

Back to top button
Close
Close