0_Maqedoni.PortalShoqëri

FSSH: U tejkalua problemi teknik me rrymën dhe normal funksionon dhënia e ilaçeve me receta

- Fondi për Sigurim Shëndetësor bëri të ditur se për shkak të një problemi teknik të rrymës, gjegjësisht mosfunksionimit të një kabllo elektrike sot të siguruarit, mjekët amë dhe farmacistët ishin përballur me vështirësi dhe kishin problem gjatë dhënies së ilaçeve me recetë në kuadër të Fondit.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Fondi për Sigurim Shëndetësor bëri të ditur se për shkak të një problemi teknik të rrymës, gjegjësisht mosfunksionimit të një kabllo elektrike sot të siguruarit, mjekët amë dhe farmacistët ishin përballur me vështirësi dhe kishin problem gjatë dhënies së ilaçeve me recetë në kuadër të Fondit.

Problemi, siç theksuan nga Fondi, është tejkaluar dhe sistemi funksionon normal.

Nga Fondi u kërkojnë falje të siguruarve për vështirësitë me të cilat ishin përballur sot. fc/

Back to top button
Close
Close