EvropëEvropë.Portal

FRONTEKS paralajmëron valë të re të refugjatëve

Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve FRONTEKS paralajmëron për valë të re të refugjatëve në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, njoftoi gazeta gjermane "Velt", duke cituar raport intern dhe të besueshëm për gjendjen aktuale.

Berlin, 8 maj 2020 (MIA) – Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve FRONTEKS paralajmëron për valë të re të refugjatëve në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, njoftoi gazeta gjermane “Velt”, duke cituar raport intern dhe të besueshëm për gjendjen aktuale.

“Sapo të hiqen kufizimet për koronavirusin, do të pasojë lëvizje masive e migrantëve në kufirin turko-grek”, thuhet në dokumentin e FRONTEKS-it.

Agjencia Evropiane njofton se pandemia me Kovid-19 ka penguar qeverinë greke të zbatojë planin e saj për të përforcuar ndjeshëm policinë rreth lumit Evros.

“Vendosja e planifikuar e 400 policëve shtesë në rajonin rreth Evros është vonuar për shkak të virusit”, thekson FRONTEKS.

Në dokument gjithashtu thuhet se në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, mijëra migrantë tentuan ta kalojnë kufirin turko-grek. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close