EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Fridom Haus: Londra u shet softuerë spiun “vendeve represive”

Fridom Haus publikoi se Britania e Madhe u shet pajisje për përgjim, softuer spiun dhe pajisje tjetër për telekomunikime shteteve "represive", midis të cilave Arabisë Saudite, Kinës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Londër, 14 korrik 2020 (MIA) – Fridom Haus publikoi se Britania e Madhe u shet pajisje për përgjim, softuer spiun dhe pajisje tjetër për telekomunikime shteteve “represive”, midis të cilave Arabisë Saudite, Kinës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

“Edhe krahas ndalesës ligjore në Britani të Madhe për eksport të pajisjes së sigurisë në vende të cilat do të mund ta përdorin për zbatimin e represionit të brendshëm, ministrat britanikë në pesë vitet e fundit kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej mbi 75 milionë funta angleze (rreth mbi 95 milionë dollarë) për eksport të pajisjes së tillë në 17 vende “jo  të lira”, vlerëson organizata joqeveritare britanike.

Sipas Fridom Haus, EBA kanë pasur dobi më të madhe nga këto marrëveshje, sepse vlera e licencës që vendi e mori në vitin 2015 ka arritur 11,5 milionë funta (14,5 milionë dollarë”.

Gazeta britanike “Indipendent” publikoi se Britania e Madhe ka fituar reputacion të vendit i cili nuk zbaton kontrolle përkatëse për atë kujt i shet armë, ndërsa Partia Laburiste opozitare ka kërkuar nga Qeveria të tregojë se bëhet fjalë në respektimin e rregullave të cilat vetë i ka vendosur kudër armatimit të diktatorëve.

Ajo kërkoi urgjentisht të zbulohet mënyra në të cilën vlerësohen rreziqet që mund të paraqiten gjatë shitjes të pajisjes së tillë dhe si e njëjta përdoret.

Qeveria seriozisht i kupton përgjegjësitë e eksportit dhe të gjitha lejet e eksportit vlerësohen sipas kritereve të ashpra  për licencim, theksoi zëdhënësi i Qeverisë britanike. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close