Lajme nga komunat

FRASH: Deponia e mbeturinave në Strugë, vazhdon t’i helmojë qytetarët

Janë gati 15 vite që kur qytetit tonë nga ana e kryetarit aktual Ramiz Merko i është shtuar ajo që sot njihet si kanceri i këtij qyteti

Shkup, 16 shkurt 2020

Janë gati 15 vite që kur qytetit tonë nga ana e kryetarit aktual Ramiz Merko i është shtuar ajo që sot njihet si kanceri i këtij qyteti.

Në vetëm 1 kilometër vijë ajrore nga liqeni, shumë pranë zonave të banuara dhe zonës industriale, problemi i deponisë mbetet akoma shqetësim për qytetarët.

Kërkojmë shpjegim nga ana e organeve kompetente dhe nga komuna e Strugës se çfarë po prolongon dislokimin e këtij pirgu mbeturinash, ku shkojnë me qindra mijëra denarë për mirëmbajtjen e deponisë, përse sistemi për përpunimin e mbeturinave nuk punon cilat janë arsyet për mos transportimin e mbeturinave në depon e Drisllës ?

Ndoshta arsyet janë të thjeshta, gjë që shpjegon faktin se njerëzit që e sollën atë, janë po ato të cilët pamëshirshëm luftonin dislokimin e madje urdhëronin edhe djegien e saj, duke e bërë kështu më të vështirë jetësimin e premtimeve, tashmë të marra peng nga interesat e ngushta personale.

Forumi Rinor Aleanca për Shqiptarët

__________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit

 

Back to top button
Close
Close