0_Magazinë.PortalShëndeti

Francezët identifikuan virus të ri

- Shkencëtarët francezë zbuluan një virus të ri duke përdoruar teknikën e njëjtë që përdorej për zbulimin e virusit korona. Megjithatë, ata thonë se nuk ka shkak për shqetësim se virusi i ri i zbuluar do të shkaktojë krizë shëndetësore të ngjashme me krizën korona.

Paris, 29 qershor 2020 (MIA) – Shkencëtarët francezë zbuluan një virus të ri duke përdoruar teknikën e njëjtë që përdorej për zbulimin e virusit korona. Megjithatë, ata thonë se nuk ka shkak për shqetësim se virusi i ri i zbuluar do të shkaktojë krizë shëndetësore të ngjashme me krizën korona.

Virusi është zbuluar në një spital në rrethinën e Parisit, te një grua 58-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë nga encefalitisi. Gjetja e ka marrë emrin “Kristoli virus”, sipas periferisë së Parisit.

Virusi i ri përhapet nga mushkonjat. Shkencëtarët vlerësojnë se është shumë herët të nxirren përfundime rreth asaj se për çka është përgjegjës ai virus, sepse e ndjera ka pasur disa sëmundje të tjera. Ata theksuan se deri më tani dihet vetëm një rast dhe se nëse ka më shumë në të ardhmen, do të jetë e mundur që të fitohet pasqyrë më e qartë për virusin.

Përveç metodës së zbulimit, virusi i ri ka shumë pak të përbashkëta me virusin korona. fc/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close