EvropëEvropë.Portal

Francë: Shoferi i autobusit është rrahur deri në vdekje pasi nuk kishte lejuar hyrje pa maskë

Një shofer i autobusit në Francë ka pësuar sulm fizik pasi nuk kishte lejuar njerëz pa maska të hyjnë në autobus.

Paris, 6 korrik 2020 (MIA) – Një shofer i autobusit në Francë ka pësuar sulm fizik pasi nuk kishte lejuar njerëz pa maska të hyjnë në autobus.

Sipas  Bi-Bi-Si-së, katër persona, nga të cilët askush nuk kishte maskë në fytyrë e kanë rrahur shoferin 59 vjeçar në qytetin Bajon.

Sipas policisë nga po ky qytet, njëri prej sulmuesve është arrestuar.

Pasi shumë shoferë të autobusëve refuzuan të punojnë në shenjë proteste për shkak të sulmit, komunikacioni rajonal ishte në ndërprerje.

Maskat janë të obligueshme në transportin publik në Francë. fb/

Back to top button
Close
Close