BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Franca përkohësisht e përforcon praninë ushtarake në Mesdheun Lindor

- Vendosa, përkohësisht, në ditët në vijim ta përforcoj praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor, në bashkëpunim me partnerët evropianë, në mesin e të cilëve edhe Greqia, shkroi presidenti i Francës Emanuel Makron në rrjetet sociale, pasi paraprakisht përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 13 gusht 2020 (MIA) – Vendosa, përkohësisht, në ditët në vijim ta përforcoj praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor, në bashkëpunim me partnerët evropianë, në mesin e të cilëve edhe Greqia, shkroi presidenti i Francës Emanuel Makron në rrjetet sociale, pasi paraprakisht përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Situata në Mesdheun Lindor është shqetësuese. Vendimet e njëanshme të Turqisë për kërkime të naftës shkaktojnë tensione. Ata duhet të ndalojnë që të lejohet dialog i qetë mes vendeve fqinje dhe aleatëve të NATO-s. Vendosa, përkohësisht, në ditët në vijim ta përforcoj praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor, në bashkëpunim me partnerët evropianë, në mesin e të cilëve edhe Greqia”, shkroi Makroni në Tuiter, si në gjuhën franceze ashtu edhe në gjuhën greke.

Në tuitin e presidentit të Francës, u përgjigj Micotakisi, e falënderoi edhe në gjuhën franceze shkroi se “Emanuel Makron është mik i vërtetë i Greqisë, por edhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Për situatën në Mesdheun Lindor edhe për aktivitetet turke dhe mënyrave të përballjes, mbrëmë, përmes telefonit kanë biseduar Makroni dhe Micotakisi.

Kryeministri grek në temën e njëjtë bisedoi edhe me presidentin e Egjiptit Abdel Fatah El Sisi dhe ishin marrë vesh që sa më shpejtë që është e mundur, të dyja vendet ta ratifikojnë marrëveshjen për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close