EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Franca në aeroporte do të testojë pasagjerë nga rajone me rrezik të lartë

Franca planifikon në ditët në vijim  të fillojë testim për koronavirusin e ri te njerëzit të cilët vijnë  nga rajone me rrezik të lartë, tregoi zëdhënësi i Qeverisë franceze Gabriel Atal.

Paris, 13 korrik 2020 (MIA) – Franca planifikon në ditët në vijim  të fillojë testim për koronavirusin e ri te njerëzit të cilët vijnë  nga rajone me rrezik të lartë, tregoi zëdhënësi i Qeverisë franceze Gabriel Atal.

Njerëzit të cilët mund të dëshmojnë se  janë testuar  për virusin, do të mund ta shmangin përsëritjen e testit në Francë, tha Atal.

Ministri i Shëndetësisë Olivie Veren kohë më parë ka deklaruar se testimi do të jetë vullnetar.

“Për vendet ku virusi  nuk qarkullon më shumë se sa në Francë,  nuk ka arsye të ndërmerren masa shtesë”, tha Atal, duke theksuar se masa  me siguri nuk do të zbatohet  edhe për Gjermaninë fqinje.

Prejse rëndë ishte goditur nga pandemia e Kovid-19 në të cilën vdiqën  më shumë se 30.000 njerëz, Franca filloi t’i hapë  araksionet e saj turistike siç janë muzeu Luvër dhe Kulla e Ajfelit në Paris.

Ekspertët udhëheqës në Francë këtë fundjavë  i përsëritën thirrjet  për mbajtje të  maskës  në vende të mbyllura publike  që të parandalohet përhapja e re e infeksionit.

Maskat janë të obligueshme në transportin publik në Francë, ndërsa shumë dyqane, atraksione turistike dhe vende tjera të mbyllura publike gjithashtu kërkojnë nga njerëzit të mbajnë maska. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close