EvropëEvropë.Portal

Franca më herët se sa parashihej do të mbyllë edhe dy reaktorë

Franca mund të mbyllë edhe dy reaktorë bërthamorë të saj në vitin 2025 dhe vitin 2026, më herët sesa pritej, nëse lejojnë kushtet e tregut, tregojnë dokumentet qeveritare.

Paris, 21 janar 2020 (MIA) – Franca mund të mbyllë edhe dy reaktorë bërthamorë të saj në vitin 2025 dhe vitin 2026, më herët sesa pritej, nëse lejojnë kushtet e tregut, tregojnë dokumentet qeveritare.

Franca, e cila është e varur nga reaktorët bërthamorë, synon të zvogëlojë ndikimin e energjisë bërthamore në prodhimtarin e saj të energjisë elektrike nga ato aktuale 75 për qind në 50 për qind deri në vitin 2035. Dy reaktorët më të vjetër francezë në centralin bërthamor Feshenheim do të ndalen së punuari nga ky muaj dhe në muajin qershor.

Mbylljet e radhës deri më tani janë paralajmëruar në vitin 2027 dhe vitin 2028, por kjo do të ndodh më herët.

“Nëse plotësohen kushtet të lidhura me çmimet e energjisë elektrike dhe zhvillimin e tregut evropian të energjisë elektrike, mbyllja e dy reaktorëve plotësuese do të ndodhë në vitin 2025 dhe vitin 2026”, theksohet në dokumentin e qeverisë për politikën energjetike.

Vendimi për mbylljen e mëhershme të reaktorëve do të merret në vitin 2023. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close