EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Franca e kaloi pragun prej 10.000 të vdekurve nga Kovid-19

Franca e kaloi pragun prej 10.000 të vdekurve nga Kovid-19, me 607 raste të reja të vdekjes në spitale dhe 820 në shtëpitë e të moshuarve, në 24 orët e fundit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 7 prill 2020 (MIA) – Franca e kaloi pragun prej 10.000 të vdekurve nga Kovid-19, me 607 raste të reja të vdekjes në spitale dhe 820 në shtëpitë e të moshuarve, në 24 orët e fundit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Drejtori i përgjithshëm për shëndetësi, Zherom Salomon, pasi që përkujtoi se Evropa është epiqendra e pandemisë, deklaroi se Franca numëron 305 pacientë të rinj me infektim nga Kovid-19, përkatësisht gjithsej 30.000. Prej tyre, 7.131 pacientë janë në kujdes intensiv, prej të cilëve 61 për qind janë të moshës prej 60 deri 80 vjeç, 104 pacientë janë më të rinj se 30 vjeç. Në kujdes intensiv janë dërguar 518 pacientë të rinj. Edhe pse numri nuk po rritet, megjithatë ai tregon se epidemia po përparon.

Prej fillimit të marsit, në Francë janë regjistruar 10.328 raste të vdekjes, prej të cilave 7.091 në spitale dhe 3.237 në shtëpitë e të moshuarve. Në mesin e të vdekurve, 82 për qind janë të moshë mbi 70 vjeç.

Nga spitalet, të shëruan kanë dalë prej fillimit të krizës 19.337 persona.

Zherom Salomon, më pas vlerësoi se shtëpitë e të moshuarve kanë nevojë për përforcim, duke e përjashtuar tani për tani mundësinë të mendohet për ngritje të masave për lëvizje të kufizuar. tg/ab/

Back to top button
Close
Close