EvropëEvropë.Portal

Franca do të forcojë kontrollin mbi investimet e huaja

Franca do ta forcojë kontrollin mbi investimet e huaja, në mënyrë që t'i mbrojë kompanitë e veta të cilat ndodhen në situatë të rëndë për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e Kovid-19, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Mer.

Paris, 29 prill 2020 (MIA) – Franca do ta forcojë kontrollin mbi investimet e huaja, në mënyrë që t’i mbrojë kompanitë e veta të cilat ndodhen në situatë të rëndë për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e Kovid-19, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Mer.

“Pragu, nga i cili do të aktivizohet sistemi i kontrollit të investimeve jo-evropiane, si pjesë në një kompani të madhe franceze, do të ulet nga 25 në 10 për qind deri në fund të vitit. Në tërësi, kontrolli do të zgjerohet në sektorin e bioteknologjisë”, konfirmoi Le Mer.

Ai theksoi se qeveria me siguri nuk do të paraqet planin për ringjalljen e ekonomisë franceze para shtatorit ose tetorit, duke shtuar se do të veprojë në faza në këtë drejtim.

“Punoj edhe me kolegët evropianë në këto masa që të ketë sinkronizim”, theksoi Le Mer. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close