BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Franca dhe Gjermania të gatshme që të jenë nikoqire në Paris për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

- Franca dhe Gjermania presin që së shpejti të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa presidenti francez Emanuel Makron, bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel edhe më tutje janë të gatshëm që të jenë nikoqirë të samitit në Paris, informoi ambasada franceze në Prishtinë në profilin e saj në Tuiter.

Prishtinë, 25 qershor 2020 (MIA) – Franca dhe Gjermania presin që së shpejti të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa presidenti francez Emanuel Makron, bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel edhe më tutje janë të gatshëm që të jenë nikoqirë të samitit në Paris, informoi ambasada franceze në Prishtinë në profilin e saj në Tuiter.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq as nuk i konfirmoi, e as nuk i demantoi, informacionet se ka mundësi që në Paris më 17 korrik të mbahet takim për Kosovën, por ai pret që dialogu politik të vazhdojë në Bruksel.

I dërguari special amerikan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Riçard Grenell, e anuloi takimin në Shtëpinë e Bardhë, që ishte caktuar për të shtunën, më 27 qershor, pasi kryeministri i Kosovës Abdulla Hoti e njoftoi se nuk shkon në takim.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë e anuloi udhëtimin për në Uashington, pasi Gjykata Speciale për Kosovën i publikoi përmbajtjet e propozim aktakuzave, në të cilat janë të përfshirë ai, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa ish pjesëtarë të UÇK-së. fc/

 

Back to top button
Close
Close