0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Forum Think tenk: Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor në BE varet prej integrimit të brendshëm në Union

Shkup, 8 mars 2020 (MIA) – Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë përbërëse e Evropës dhe duhet të konsiderohen partnerë serioz në çështjet evropiane. Këtë e theksoi Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për Demokraci “Socetas Civilis” në hapjen e Forumit think-tenk “Stimulim i autonomisë strategjike”. Kontributi i Ballkanit Perëndimor në një të ardhme të përbashkët evropiane”që mbahet sot në Shkup. Ngjarja, e organizuar nga Societas Civilis, në bashkëpunim me Këshillin Evropian për marrëdhënie të jashtme zyra në Sofje, është pjesë e programit bashkë-kryesues të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit në vitin 2020.

“E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të lidhura në mënyrë të pandashme, kështu që sfidat siç janë çështjet nga mjedisi jetësor, migracioni dhe siguria duhet të zgjidhen së bashku përmes qasjeve të përbashkët dhe të unifikuar. Agjenda dhe narracioni gjithëpërfshirës i Think Tenk forumit 2020 e njohin Ballkanin Perëndimor si një partner të barabartë në tryezën e BE. Së bashku, evropianët mund të punojnë drejt qëllimit të autonomisë strategjike, të cilën ne e theksojmë si strategji të dëshiruar të së ardhmes për rolin e BE-së në botë. Sfidat dhe ndryshimi i strukturave globale kërkojnë një narrativë të fortë dhe të unifikuar nga BE, të forcuar nga vullneti politik dhe kapacitetet materiale. Vetëm nëse ata janë të bashkuar në narrativin dhe veprim BE-ja mundet me siguri të ndikojë në dinamikën globale”, tha Troshanovski.

Shtefan Lene, profesor në Carnegie Europe në Bruksel dhe Europe’s Futures, duke iu referuar procesit të zgjerimit tha se procesi i inkuadrimit në BE kaloi në tre faza. E para ishte faza anti-gjeopolitike, ku ideja ishte rritja e sferës së integrimit të sigurisë duke lidhur ekonomitë, dhe funksionoi jashtëzakonisht mirë, gjegjësisht BE-ja u zgjerua nga gjashtë në 28 shtete anëtare. Por, thotë ai, ky proces gradualisht ka humbur forcën pasi skepticizmi brenda Unionit është rritur, dhe Komisioni për të mbrojtur procesin është depolitizuar dhe e ka shndërruar atë në kapituj teknikë për hapje dhe mbyllje, në një proces teknokratik që ka humbur kuptimin e tij edhe për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor dhe brenda vetë BE-së.

Në Forum marrin pjesë përfaqësues të bashkësisë think tenk, shoqërisë civile dhe akademikë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së, të cilët do të debatojnë mbi tema që lidhen me fusha të ndryshme dhe sfidat që dalin nga procesi i Berlinit.

Ministrat e jashtëm nga rajoni, së bashku me zyrtarë të tjerë shtetërorë nga vendet e BE-së të përfshira në procesin e Berlinit, gjithashtu do të marrin pjesë në dialog të hapur dhe kritik mbi sfidat dhe vizionet e përbashkëta për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një Evropë të fortë dhe të bashkuar.

Në dy ditët e para të forumit, në gjashtë panel diskutime, ekspertët do të debatojnë për marrëveshjen e re të gjelbër, konvergjencën ekonomike dhe sociale, migracionin, sigurinë / kërcënimet hibride, sundimin e ligjit dhe të ardhmen evropiane.

Në ditën e tretë të forumit, ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe shtetet anëtare nga Bashkimi Evropian, si dhe përfaqësuesit e tjerë të vendeve të BE-së të përfshirë në procesin e Berlinit, së bashku me përfaqësuesit e bashkësisë think tenk dhe shoqërisë civile, do të japin mendimet e tyre në temat e diskutuara në dy ditët e para të forumit.

Presidencën dymbëdhjetë mujore Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e morën në Pozanj, ndërsa do ta përfundojë në korrik të këtij vitit me samitin e sivjetmë i cili bashkërisht do të organizohet në Shkup dhe Sofje. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close