0_Sport,PortalTë Tjera

Formula 1 e kthen flamurin bardh e zi si shenjë e fundit të garës

Nga sezoni i ardhshëm në kampionatin e Formula 1, flamuri bardh e zi përsëri do të jetë shenjë se një garë ka përfunduar.

Gjenevë, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Nga sezoni i ardhshëm në kampionatin e Formula 1, flamuri bardh e zi përsëri do të jetë shenjë se një garë ka përfunduar.

Asociacioni botëror automobilistik (FIA), për këtë sezon i cili tashmë ka përfunduar, ka vendosur që panel i dritës të shënojë fundin e garës, por ajo ka sjell më shumë polemika sesa përmirësim real. Veçmas në garën në Japoni ka pasur problem, pasi gabimi në sistemin ka shënuar fundin e garës në një raund deri në fund, por shoferët vazhduan me vozitjen dhe e dinin se puna nuk ka përfunduar.

Tani në takimin e FIA-s është vendosur të kthehet flamuri bardh e zi si shenjë përfundimtare. Edhe në vitin 2019 ka pasur flamur, por panel i dritës ka qenë sinjali zyrtar se gara ka përfunduar. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close