0_Sport,PortalTë Tjera

Formula 1 dhe zyrtarisht i anuloi garat në Monako, Spanjë dhe Holandë

Formula 1 dhe zyrtarisht i anuloi garat në Monako, Spanjë dhe Holandë. Të gjitha tre garat duhej të mbaheshin në maj, por tani sezoni do të fillojë në Azerbajxhan, më së shpejti më 7 qershor. Lajmi erdhi pas thirrjes konferenciale mes Çeis Keri, Ros Braun, Zhan Tod dhe dhjetë shefat e ekipeve.

Monako, 19 mars 2020 (MIA) – Formula 1 dhe zyrtarisht i anuloi garat në Monako, Spanjë dhe Holandë. Të gjitha tre garat duhej të mbaheshin në maj, por tani sezoni do të fillojë në Azerbajxhan, më së shpejti më 7 qershor. Lajmi erdhi pas thirrjes konferenciale mes Çeis Keri, Ros Braun, Zhan Tod dhe dhjetë shefat e ekipeve.

“Për shkak të gjendjes së vazhdueshme komplekse globale me KOVID-19, FIA, F1 dhe promotorët e tre garave i kanë marrë këto vendime që të sigurojnë shëndet dhe siguri të personelit të ekipeve, pjesëmarrësve në kampionatet dhe tifozëve, gjë që mbetet kujdesi ynë primar”, thuhet në kumtesën tonë të përbashkët.

Më tej, aty shtohet se të gjithë do të bisedojnë për datat e mundshme alternative kur të mbahen garat e anuluara gjatë vitit. FIA dhe F1 presin që kampionati të fillojë sapo të jetë gjendja e sigurtë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close