EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Formimi i qeverisë në Spanjë është ende e paqartë

Pas zgjedhjeve në muajin nëntor, deputetët spanjoll sot u kthyen në Kuvend, por edhe më tej nuk ka shenja të qarta që së shpejti do të formohet qeveria e re dhe do të shmangen zgjedhje të reja.

Madrid, 3 dhjetor 2019 (MIA) – Pas zgjedhjeve në muajin nëntor, deputetët spanjoll sot u kthyen në Kuvend, por edhe më tej nuk ka shenja të qarta që së shpejti do të formohet qeveria e re dhe do të shmangen zgjedhje të reja.

Deputetët sot duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, i cili më pas duhet të takohet me mbretin e Spanjës, Felipe i Gjashti.

Pastaj, mbreti Felipe i Gjashti në disa javët në vazhdim duhet të takohet me liderët e partive parlamentare me qëllim që të zgjidhet mandatari.

Kryeministri aktual Pedro Sançez ka më shumë gjasa që të jetë mandatar, mbase Partia e tij Socialiste në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 tetor fitoi 120 vende deputetësh.

Sançez ka nënshkruar marrëveshje me partinë e majtë “Së bashku mundemi” (Unidas Podemos), e cila fitoi 32 vende deputetësh në Kuvend.

Për formimin e koalicionit qeverisës janë të nevojshëm 176 nga gjithsej 350 deputet në Kuvend.

Spanja është e fundit nga 29-të vende-anëtare të NATO-s që nuk e ka ratifikuar Marrëveshjen për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Ratifikimi duhet të aprovohet nga Kuvendi i Spanjës. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close