BotëBotë.Portal

Forcat speciale venezuelase e mbyllën zyrën e Guaidos në Karakas

Forcat e sigurisë lojale të presidenti venezuelas Nikollas Maduro e rrethuan dhe e mbyllën ndërtesën në të cilën janë vendosur hapësirat zyrtare të liderit të opozitës dhe deputet Huan Guaido, i cili momentalisht është në Londër, në suaza të turneut ndërkombëtar me të cilën kërkon mbështetje për rrëzimin e Maduros.

Karakas, 22 janar 2020 (MIA) – Forcat e sigurisë lojale të presidenti venezuelas Nikollas Maduro e rrethuan dhe e mbyllën ndërtesën në të cilën janë vendosur hapësirat zyrtare të liderit të opozitës dhe deputet Huan Guaido, i cili momentalisht është në Londër, në suaza të turneut ndërkombëtar me të cilën kërkon mbështetje për rrëzimin e Maduros.

Pjesëtarët e të dyja njësiteve policore elitare me maska në fytyrë i kanë bllokuar hyrjet e ndërtesës në Karakas dhe i kanë mbyllur rrugët përreth me automjetet e tyre, por tani për tani nuk dihet nëse policia ka qenë në zyrën e Guaidos e cila ndodhet në katin e tretë në godinë.

Deputetët të cilët janë në koalicion me partinë e Guaidos janë mbledhur afër ndërtesës, duke thënë se asnjë zyrtar nuk ka qenë në ndërtesë për të treguar se çfarë saktë ka ndodhur brenda, dhe pohojnë se policia ka zbatuar aksion të paligjshëm.

Aksioni policor pa vijuar disa orë pasi deputetët e opozitës kanë tentuar të mbajnë seancë në Kuvendin Kombëtar.

Gjatë turneut ndërkombëtar, Guaido të hënën në Kolumbi është takuar me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Majk Pompeon, në Londër me kryeministrin britanik Boris Xhonson dhe me ministrin e Punëve të jashtme Dominik Rabin, ndërsa sot do të flasë edhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Таг
Back to top button
Close
Close