BotëBotë.Portal

Forcat e Haftarit bllokuan një aeroplan të Misionit të KB-së në Libi

 Forcat lojale të komandantit Kalifa Haftar bllokuan  një aeroplan që ka bartur personelin e Kombeve të Bashkuara në Libi,  me çka parandaluan dorëzimin  e ndihmës humanitare  dhe misionin e planifikuar ndërmjetësues, kumtoi sot misioni i KB-së në Libi (UNSMIL).

Kajro, 12 shkurt 2020 (MIA) – Forcat lojale të komandantit Kalifa Haftar bllokuan  një aeroplan që ka bartur personelin e Kombeve të Bashkuara në Libi,  me çka parandaluan dorëzimin  e ndihmës humanitare  dhe misionin e planifikuar ndërmjetësues, kumtoi sot misioni i KB-së në Libi (UNSMIL).

“Armata kombëtare libiane (AKB) e Haftarit e kontrollon pjesën lindore të vendit nga muaji prill i vitit 2019, ndërsa javëve të fundit disa herë  refuzoi të lejojë  zbritje të aeroplanëve të KB-së, kumtoi UNSMIL.

UNSMIL ka bazë të madhe në Tripoli prejse  distribuohet  ndihma hummanitare për refugjatë dhe persona të shpërngulur.

Libia pas rëzimit të Moamer el Gadafit në vitin 2011 është vend i ndarë mes palëve rivale  të cilët luftojnë për ripushtet. Por, përleshjet e tyre u intensifikuan  në prill të vitit të kaluar kur Haftar ndërmori ofensivë të madhe ndaj Tripolit, por qeveria e pranuar ndërkombëtarisht  ktheu dhe krijoi një shteg.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Fajez al Saraxh, me seli në Tripoli kontrollon një pjesë të vogël të shtetit. Ndërsa gjenerali Haftar, selia e të cilit është në Tobruk, kontrollon pjesë më të madhe të vendit  dhe numër më të madh të fushave të naftës. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close