EvropëEvropë.Portal

Fonf der Lajen do të inkurajojë marrëveshje për plan për rimëkëmbje nga Kovid-19

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot caktoi për javën e ardhshme mini samit, me qëllim që të inkurajojë marrëveshje për plan për rimëkëmbje të BE-së nga pasojat e pandemisë së koronavirusit të ri. 

Bruksel, 2 korrik 2020 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot caktoi për javën e ardhshme mini samit, me qëllim që të inkurajojë marrëveshje për plan për rimëkëmbje të BE-së nga pasojat e pandemisë së koronavirusit të ri.

Në samitin më 8 korrik Fond der Lajen i ftoi kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës momentalisht kryeson me BE-në, dhe kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel, bëri të ditur KE-ja.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është pa vonesë ta përfundojmë këtë paketë për rikuperim dhe t’u tregojmë të gjithë evropianëve se Unioni është i gatshëm të punojë në dobi të të gjithëve”, theksoi kryetarja e KE-së.

Ajo shtoi se arritja e një marrëveshje të shpejtë dhe ambicioze për planin për rikuperim më javët e ardhshme do të jetë prioritet i parë i Unionit.

Liderët e BE-së më 17 dhe 18 korrik për herë të parë nga shpërthimi i pandemisë do të takohen personalisht që ta shqyrtojnë paketën për rikuperim të Unionit, duke përfshirë buxhet afatgjatë prej 1,1 mijë miliardë euro dhe instrument të përkohshëm prej 750 milionë euro për luftë kundër Kovid-19.

Qëllimi i mini samiit është që paraprakisht të arrihet në unitet dhe të mundësohet që liderët e 27 vendeve të arrijnë marrëveshje. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close