EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Fon Der Lajen: Të paktën një e katërta e Buxhetit të BE-së të jetë për Marrëveshjen e gjelbër

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen thotë se angazhohet për buxhet modern të BE-së që do të bazohet në prioritetet, siç janë Marrëveshja e gjelbër dhe digjitalizimi.

Bruksel, 20 shkurt 2020 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen thotë se angazhohet për buxhet modern të BE-së që do të bazohet në prioritetet, siç janë Marrëveshja e gjelbër dhe digjitalizimi.

“Nëse BE-ja dëshiron të avancohet në dekadën e ardhshme do të duhet të investojë në inovacionet, hulumtimet dhe prioritetet e reja. Për këtë, modernizimi i buxhetit do të jetë qëllimi im në këto negociata”, tha Fon der Lajen.

Kryetarja e KE-së duke ardhur në samitin e liderëve të BE-së kushtuar buxhetit të ri shtatëvjeçar të Unionit vlerësoi se negociatat do të jenë të gjata dhe të vështira.

Ajo e përshëndeti propozimin e Këshillit Evropian, që theksin e vendos në Marrëveshjen e gjelbër evropiane, sa i përket tranzicionit të përgjithshëm evropian, e cila e ka për qëllim ruajtjen e mjedisit jetësor dhe klimën dhe të ashtuquajturën revolucion digjital, që janë edhe prioritet i KE-së.

“Për neve është me rëndësi të paktën 24 për qind e buxhetit të orientohen drejt projekteve që janë në kuadër të Marrëveshjes së gjelbër evropiane”, deklaroi Fon der Lajen. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close