EvropëEvropë.Portal

Fon der Lajen: Nuk duhet të ketë probleme në sektorin e bujqësisë në Evropë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen paralajmëroi ndihmë shtesë për fermerët evropianë, për qëllim për t'u siguruar evropianëve qasje në ushqim cilësor, që nuk do të ketë rritje në çmim, pavarësisht nga pasojat e krizës me Kovid-19.

Bruksel, 6 prill 2020 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen paralajmëroi ndihmë shtesë për fermerët evropianë, për qëllim për t’u siguruar evropianëve qasje në ushqim cilësor, që nuk do të ketë rritje në çmim, pavarësisht nga pasojat e krizës me Kovid-19.

“Lufta kundër koronavirusit ndikon në të gjitha pjesët e ekonomisë evropiane. Një nga sektorët në të cilët ne nuk do të tolerojmë asnjë problem është ushqimi”, theksoi fon der Lajen në fjalimin e saj përmes videos.

Ajo paralajmëroi se fermerëve do t’u mundësohen aplikime më të lehta dhe pagesa më të mëdha parash për zhvillimin rural.

Fon der Lajen theksoi se rruga për shumë kërkesa administrative do të thjeshtësohet, ndërsa përmes Fondit për zhvillimi bujqësor do të mbështeten edhe institucionet mjekësore në zonat rurale.

“I falënderoj fermerët tanë që kujdesen që ushqimi të jetë i disponueshëm në dyqanet tona. Falënderoj mijëra qytetarë evropianë që janë vullnetarë për të ndihmuar me të korrat e këtij viti. Ky është një shembull i mrekullueshëm i solidaritetit evropian”, shtoi kryetarja e KE-së. ls/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close