0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Fon Der Lajen: Me metodologjinë e re u dërgua porosi e mirë deri te Ballkani perëndimor

Kryetarja e komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen vlerësoi se me miratimin e metodologjisë në procesin e aderimit në BE u dërgua porosi e mirë deri te Ballkani perëndimor.

Shkup, 5 shkurt 2020 (MIA) – Kryetarja e komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen vlerësoi se me miratimin e metodologjisë në procesin e aderimit në BE u dërgua porosi e mirë deri te Ballkani perëndimor.

“Porosi e mirë për miqtë tanë të Ballkanit perëndimor për procesin e zgjerimit të BE-së. Sot komisioni Evropian propozon plan të besueshëm dhe dinamik që do ta vendosë rrugën për hapjen e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka shkruar kryetarja e KE-së në profilin e saj në Tuiter.

Ajo shtoi se zgjerimi i BE-së është “Uin-Uin” situatë.

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji sot në Bruksel e prezantoi metodologjinë e re negocuese për vendet kandidate para gazetarëve dhe para eurodeputetëve.

“Dëshirojmë ta kthejmë kredibilitetin e BE perspektivës për Ballkanin perëndimor, për ne prioritet kulmor është të kemi stabilitet, paqe dhe prosperitet në rajon”, tha eurokomisari Varheji. bsh

Таг
Back to top button
Close
Close