EvropëEvropë.Portal

Fon der Lajen: Britania e Madhe ta respektojë marrëveshjen

Britania e Madhe duhet ta respektojë marrëveshjen e saj për tërheqje nga BE-ja, nëse dëshiron të ketë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme me Unionin, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen.

Bruksel, 7 shtator 2020 (MIA) – Britania e Madhe duhet ta respektojë marrëveshjen e saj për tërheqje nga BE-ja, nëse dëshiron të ketë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme me Unionin, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen.

Ajo këtë e shënoi në Tuiter pasi në mediumet u shfaqën shkrime se Qeveria britanike planifikon t’i ndryshojë pjesët kyçe nga marrëveshja për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Besoj se Qeveria britanike do ta zbatojë marrëveshjen për tërheqje, obligim i dhënë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe parakusht për çdo partneritet të ardhshëm”, ka shënuar ajo,

Fon der Lajen shtoi se protokolli për Irlandën dhe Irlandën Veriore është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit të tregut të lirë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close