
Bruksel, 30 qershor 2020 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi sot se është në kontakt me partnerët ndërkombëtar, me qëllim që të konfirmohet përgjigjja potenciale e ligjit të ri kinez për siguri kombëtare në Hong-Kong.
Parlamenti kinez në fshehtësi e miratoi ligjin për siguri i cili i kufizon liritë themelore të Hong-Kongut dhe e autorizon drejtorin ekzekutiv të emërojë gjykatës për raste sipas atij ligji, publikoi “Saut Çajna morning post” dhe Bi Bi Si.
Në vërejtjet e saj Fon der Lajen theksoi se BE tani bën përpjekje të koordinojë përgjigje sipas thirrjes për veprim nga PE.
Në pyetjen nëse KE do ta marrë parasysh thirrjen e Parlamentit Evropian ta padisë Kinën para Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë ose nëse shqyrton aktivitete tjera, si për shembull ndalesë për eksport të teknologjisë e cila mund të përdoret për qëllime ushtarake ose paqësore në Hong-Kong, Fon der Lajen u përgjigj se Komisioni shumë me kujdes do t’i vlerësojë hapat e ardhshëm. sa/