0_Magazinë.PortalAutomobilizëm

Folksvagen investon dy miliardë euro në Kinë për zhvillim të automjeteve elektrike

Prodhuesi gjerman i automobilave, Folksvagen paralajmëroi se do të investojë rreth dy miliardë euro për zhvillim të automjeteve elektrike në Kinë, tregun më të madh automobilistik në botë.

Pekin, 29 maj 2020 (MIA) – Prodhuesi gjerman i automobilave, Folksvagen paralajmëroi se do të investojë rreth dy miliardë euro për zhvillim të automjeteve elektrike në Kinë, tregun më të madh automobilistik në botë.

“Në Kinë shiten 40 për qind e automjeteve të Folksvagenit dhe është një ndër e-mobilitetet më të mëdha në botë”, ceket në kumtesën e kompanisë gjermane.

Sipas kompanisë Folksvagen, në Kinë, deri në vitin 2025 do të shiten 1,5 milionë automjete të cilat do të shfrytëzojnë energji të qëndrueshme. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close