BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Fokus Njuz kumtoi se “gabimisht” e ka larguar Trampin nga fotografia me Epstin dhe Maksvel

Fokus Njuz kumtoi se rrjeti "gabimisht" e ka larguar Donald Trampin nga fotografia në të cilën kanë qenë edhe Melania Tramp (atëherë Meania Knaus), Xhefri Epstin dhe Gijeln Maksvelt.

Nju Jork, 7 korrik 2020 (MIA) – Fokus Njuz kumtoi se rrjeti “gabimisht” e ka larguar Donald Trampin nga fotografia në të cilën kanë qenë edhe Melania Tramp (atëherë Meania Knaus), Xhefri Epstin dhe Gijeln Maksvelt.

Fotografia është bërë nga Geti në Mar-a-Lago në Floridë më 12 shkurt në vitin 2000, është shfrytëzuar nga Fokus njuz gjatë një kronike të emituar të dielën për arrestimin para pak kohe të Maksvelit nga ana e FBI-së në Nju Hempshir lidhur me involvimin e saj në skandalin seksual me Epstin.

“Fokus Njuz” nga kronika e ka larguar Trampin nga fotografia.

Epstin i cili është vetëvrarë në gusht të vitit të kaluar, derisa priste gjykimin, tashmë ishte regjistruar si kryerës i dhunës seksuale kur është bërë fotografia.

“Të dielën më 5 korrik, në raportin për Glisejn Maksvel gjatë lajmeve , Foks Njuz gabimisht e ka larguar presidentin Donald Tramp nga fotografia së bashku me Melania Knaus e atëhershme, Xheferi Epstin dhe Maksvel”, deklaroi zëdhënësi i Fokus Njuz dhe shtoi se mediumi “shpreh keqardhje për gabimin”. sn/

 

Таг
Back to top button
Close
Close