BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Fluturim çarter nga Stokholmi për Rodos edhe krahas ndalesës për fluturime direkte nga Suedia

- Fluturimi çarter nga Stokholmi për ishullin grek Rodos shkaktoi reagime në Greqi, duke pasur parasysh atë që deri më 15 korrik janë të ndaluara fluturimet direkte nga Suedia, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 3 korrik 2020 (MIA) – Fluturimi çarter nga Stokholmi për ishullin grek Rodos shkaktoi reagime në Greqi, duke pasur parasysh atë që deri më 15 korrik janë të ndaluara fluturimet direkte nga Suedia, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave greke, jozyrtarisht ishte paralajmëruar se në fluturim, i cili kishte marrë leje speciale për aterrim, në Rodos po arrijnë gazetarë dhe përfaqësues të operatorit turistik “TUI”, që ta shohin situatën në ishull, megjithatë, televizioni “Mega” bëri të ditur se megjithatë, numri më i madh i udhëtarëve ishin turistë.

Ministri i Turizmit i Greqisë Haris Teoharis për “Mega” sqaron se për fluturimin ka marrë leje speciale që të aterrojë në Rodos, 30-40 për qind e turistëve me të vërtetë ishin gazetarë dhe punonjës turistik, por është dashur që të mbushet që të fluturojë.

“Nuk ekziston asnjë shkelje. Leja për fluturimin ishte dhënë nga Qeveria greke për shkaqe konkrete”, sqaroi Teoharis.

Dje, siç bëri të ditur MIA, në Greqi kishte reagime edhe për babanë e kryeministrit britanik Boris Xhonson, 80 vjeçari Stenli Xhonson, i  cili gjeti mënyrën, përmes Bullgarisë, të aterrojë në Athinë, sepse deri më 15 korrik vlen ndalesa për fluturime direkte nga Britania e Madhe në Greqi.

“Nuk është e ndaluar të vijë një turist nga Suedia apo Britania e Madhe, është çështje që lidhet me ligjin evropian, ne nuk diskriminojmë në bazë të kombësisë. Ajo që ndalohet përkohësisht janë fluturimet direkte. Një turist nga Suedia ose Britania e Madhe mund të vijë në Greqi përmes një vendi tjetër”, tha ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis, për TV “Mega”.

Në drejtim të njëjtë ishte edhe sqarimi i zëdhënësit të Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e djeshëm me gazetarët, i cili tha se ndalesa vlen për fluturime direkte, e jo për shtetas britanikë të cilët përmes një shteti tjetër kishin ardhur në Greqi. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close