EvropëEvropë.Portal

Fluks rekord i emigrantëve në Britani, po përforcohen kontrollet

- Qeveria britanike sot paralajmëroi se do t'i përforcojë kontrollet e kufijve, pasi një numër rekord i emigrantëve për një ditë e kanë kaluar kanalin Lamansh dhe kanë hyrë me anije të vogla.

Londër, 7 gusht 2020 (MIA) – Qeveria britanike sot paralajmëroi se do t’i përforcojë kontrollet e kufijve, pasi një numër rekord i emigrantëve për një ditë e kanë kaluar kanalin Lamansh dhe kanë hyrë me anije të vogla.

Siç transmetojnë mediat britanike, të paktën 235 emigrantë në 17 anije kishin arritur dhe ishin kapur nga kufitarët britanikë, me çka është tejkaluar rekordi i javës së kaluar i 202 arritjeve për një ditë.

Emigrantët tashmë një kohë të gjatë e përdornin veriun e Francës si pikë nisëse që të arrijnë në Britaninë e Madhe, në kamionë të cilët kalojnë përgjatë tunelit nën Lamansh ose në trajekte.

Para pandemisë së virusit korona, ekonomia e fuqishme britanike dhe nevoja për fuqi pune në ferma dhe në restorante tërhiqnin emigrantë nga e gjithë bota.

Pasi ishin mbyllur kufijtë, ata filluan të vijnë me anije të vogla të organizuar nga kontrabandues.

Qeveria britanike iu bëri thirrje autoriteteve franceze që të bëjnë më shumë, ndërsa ministri i Financave Rishi Sunak paralajmëroi se javën e ardhshme ministri i Emigrimit do të udhëtojë për Francë ku do të bisedojë për masa të mëtutjeshme dhe më të fuqishme për ndërprerjen e ardhjes së emigrantëve të cilët arrijnë në Britaninë e Madhe me anije. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close