0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

FIZHT dhe Asociacioni Bankar i Maqedonisë nënshkruan memorandum për qasje të lehtësuar në financat për kompanitë vendore

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe Asociacioni Bankar i Maqedonisë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për lehtësimin dhe rritjes e qasjes në mjetet financiare për kompanitë vendore dhe hapjen e mundësive shtesë për investim në inovacione.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe Asociacioni Bankar i Maqedonisë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për lehtësimin dhe rritjes e qasjes në mjetet financiare për kompanitë vendore dhe hapjen e mundësive shtesë për investim në inovacione.

Me Memorandumin, siç kumtoi FIZHT, është paraparë që Fondi dhe bankat afariste të bashkëpunojnë në krijimin e instrumenteve të posaçme financiare në sektorin bankar për mbështetje financiare të kompanive në zhvillimin e inovacioneve. Me programet do të përfshihen kompani që kanë nevojë për projekte bashkëfinancuese, për të cilat Fondi siguron një pjesë të mjeteve, por edhe kompanive të cilat kanë aplikuar, por nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetje financiare nga Fondi, për shkak resurseve të kufizuara. Me këtë, thuhet në kumtesë, pritet edhe sektori bankar në vend në mënyrë më aktive të kyçen në financimin e projekteve me potencial për rritje të konsiderueshme.

“Qëllimi i këtij dokumenti është edhe promovimi i rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes stimulimit të kulturës sipërmarrëse që përfshin edhe aktivitetet e përbashkëta edukative dhe promovuese, rritjen e nivelit të edukimit mediatik për zhvillim të biznesit dhe komercializimit e inovacioneve”, thuhet në kumtesë.

Memorandumin për bashkëpunim e nënshkruan drejtori i Fondit, Jovan Despotovski dhe kryetarja e Asociacionit Bankar të Maqedonisë, Maja Stevkova Shterieva. sn/

Back to top button
Close
Close