0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Fitore të Atalantës dhe Lajpcigut në ndeshjet e para të edicionit të së tetës së finales kundër Valensisë dhe Totenhemit

Atalanta dhe Lajpcigu bënë hap të madh drejt çerek finales në Ligën futbollistike të kampionëve pas fitoreve të mbrëmshme në ndeshjet e para të së tetës së finales.

Milano, 20 shkurt 2020 (MIA) – Atalanta dhe Lajpcigu bënë hap të madh drejt çerek finales në Ligën futbollistike të kampionëve pas fitoreve të mbrëmshme në ndeshjet e para të së tetës së finales.

Atalanta në terren vendor (në Milano) e mposhti ekipin e Valensisë me 4:1. Shënues të golave për nikoqirët ishin Hetbur (dy), Iliçiç dhe Frojler, përderisa për mysafirët shënoi Çerishev.

Lajpcigu ishte më i suksesshëm se Totenhemi në Londër me rezultat 1:0. Ndeshjen e vendosi Verner me golin nga penalltia, të shënuar në minutën e 58-të.

Revanshet luhen më 10 mars. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close