BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

“Finance Think”: Nga 14.934 denarë për punëtor për kompanitë më të goditura nga kriza e koronës

Instituti për hulumtime  eonomike dhe politike "Finance Think" propozon kthim të masës nga 14.500 denarë për punëtor në veprimtaritë të cilat më së shumti  ishin goditur  prej krizës së shkaktuar nga  pandemia e Kovid-19.

Shkup, 15 shtator 2020 (MIA) – Instituti për hulumtime  eonomike dhe politike “Finance Think” propozon kthim të masës nga 14.500 denarë për punëtor në veprimtaritë të cilat më së shumti  ishin goditur  prej krizës së shkaktuar nga  pandemia e Kovid-19.

Më saktë, propozimi i “Finance Think” është të ndahen nga 14.934 denarë në muaj për punëtor në kompanitë  të cilët në periudhën korrik-shtator kanë pasur  rënie të të ardhurave në krahasim  me periudhën prill-qershor. Kompanitë do të duhet të obligohen  më 1 tetor të kenë së paku numër të njëjtë të të punësuarve si më 30 qershor dhe ta mbajnë numrin e njëjtë  të të punësuarve në afat prej tre muajve pas përfundimit të masës, gjegjësisht  deri në mars të vitit të ardhshëm.

Pritjet janë se me këtë masë mund të përfshihen 68.568 punëtorë. Shpenzimi mujor për realizimin e masës  do të ishte 16,6 milion euro, ndërsa shpenzimi i tërësishëm 100 milion euro. Në punë  mund të kthehen 11 mijë punëtorë që, sipas vlerësimeve të Institutit, është një e katërta e të sapopunësuarve.

Me realizimin e masës  mund të ketë edhe të ardhura plotësuese në Buxhet në bazë të tatimit të të ardhurave personale dhe kontributeve prej të paktën 7,2 milion euro. sa/

Back to top button
Close
Close