0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeSektori civil

Fillon nisma globale multifetare kundër Kovid-19 “Religjioni në aksion”

Religjionet për paqe dhe Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara  (UNICEF) kanë bashkuar forcat me qëllim të nisjes së nismës globale multifetare kundër Kovid-19 "Religjioni në veprim" me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi mbi efektet e pandemisë tek qytetarët më të rinj në botë.

Shkup, 9 prill 2020 (MIA) – Religjionet për paqe dhe Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara  (UNICEF) kanë bashkuar forcat me qëllim të nisjes së nismës globale multifetare kundër Kovid-19 “Religjioni në veprim” me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi mbi efektet e pandemisë tek qytetarët më të rinj në botë.

“Pandemia e Kovid-19 është një sfidë e paparë globale, që prek çdo komunitet në çdo vend të botës. Ajo shkakton mbylljen e sistemeve për punë, arsimit, financave dhe jetës shtëpiake, duke prekur pothuajse çdo aspekt të jetës së njerëzve. Fëmijët përballen me një sërë sfidash për shëndetin dhe sigurinë e tyre: shkolla të mbyllura, stres të lartë emocional, rrezik më të madh të dhunës dhe pasiguri më të madhe ushqimore. Gjithashtu, jemi dëshmitarë të një rritje të numrit të jetimëve dhe shfaqjes së sëmundjeve të tjera për shkak të ndërprerjes së shërbimeve të vaksinimit. Ndërsa e shohim edhe nevojën e rritjes së mbështetjes financiare dhe materiale për familjet që goditen më shumë nga humbja e të ardhurave dhe presioni për shkak të kësaj”, theksohet një deklaratën e përbashkët të UNICEF dhe Religjione për paqe.

Nismën do ta koordinojë Partneriteti global për religjion dhe ndryshime pozitive për fëmijët, familjet dhe komunitetet,ku bëjnë pjesë këshillat ndërfetar për Religjioneve të Paqes, përfshirë liderë të lartë të traditave fetare dhe shpirtërore botërore – Bahaizmi, Budizmi, Krishterizi, Hinduizmi, Judaizmi, Islami, Judaizmi, Sikizmi, Zoroastrianizmi dhe traditat shpirtërore të popujve indigjenë. Këtu përfshihen rrjetet ndërfetare të të rinjve dhe grave, në bashkëpunim me Iniciativën e Komuniteteve fetare lokale për mësim të përbashkët, me anëtarësim në organizatat fetare ndërkombëtare.

“Ky partneritet global është i përkushtuar për forcimin e aksionit multifetar fetar dhe mobilizimin e komuniteteve në luftën kundër pandemisë Kovid-19”, thanë iniciatorët.

Përveç adaptimit të riteve, iniciatorët bëjnë thirrje për promovimin e higjienës dhe kushteve higjienike në përputhje me mësimet fetare dhe tekstet e shenjta, të cilat e theksojnë pastërtinë si një element të shenjtërisë.

UNICEF dhe Religjionet për paqe kërkojnë që luftën kundër të gjitha formave të stigmës dhe diskriminimit në lidhje me transmetimin e sëmundjes, përmes promovimit aktiv të qëndrimeve dhe sjelljeve në mbështetje të dinjitetit dhe të drejtave të të gjithë njerëzve. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close