0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomiPolitikë

Filloi ndërtimi i sistemit për ujitje Sllavishko Pole

Kryeministri Oliver Spasovski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të marrin pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore të sistemit për ujitje  Sllavishko Pole, komuna e Rankovcit.

Shkup, 29 maj 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të marrin pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore të sistemit për ujitje  Sllavishko Pole, komuna e Rankovcit.

Komunat Rankovcë dhe Kriva Pallankë do të furnizohen me sistem të ri bashkëkohor për ujitje të Sllavishko Pole,  i cili i përfshin sipërfaqet bujqësore duke filluar nga fshati Psaça, Petralica dhe Ginovci, si dhe  punën për rikahëzim të Kriva Rekës e cila do të jetë burimi kryesor për ujë në këtë sistem për ujitje. Këtë në shkurt të këtij viti e pralajmëroi  kryeministri Oliver Spasovski, pas vizitës në Komunën Rankovcë.

Me sistemin e ri do të ujiten  rreth 200 hektarë tokë bujqësore e punueshme dhe do të jetë  i arritshëm për 1.500 banorë të cilët kryesisht  merren me bujqësi dhe blegtori. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close