0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Fillon krijimi i vaksinës kundër koronavirusit të ri

Qendra kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve filloi të zhvillojë një tip të ri të vaksinës kundër koronavirusit 2019 - nCoV, i cili shkakton pneumoni, publikoi "Çajna Dejli".

Pekin, 26 janar 2020 (MIA) – Qendra kineze për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve filloi të zhvillojë një tip të ri të vaksinës kundër koronavirusit 2019 – nCoV, i cili shkakton pneumoni, publikoi “Çajna Dejli”.

Në shkrim thuhet se shkencëtarët në qendër në mënyrë të suksesshme e kanë izoluar virusin dhe janë duke punuar në zgjedhjen e tipit të duhur të virusit për prodhimin e vaksinës.

“Hulumtimi dhe zhvillimi i vaksinë për koronavirusin e rij, i cili shkaktoi epidemi në Kinë, është rrugës”, tha Su Venbo, drejtor i Institutit për kontrollin e viruseve në qendër.

Më 31 dhjetor autoritetet kineze e njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë për paraqitjen e epidemisë së pneumonisë me origjinë të panjohur në qytetin Vuhan, një qendër e madhe tregtare dhe industriale me 11 milionë banorë. Patogjeni, virusi korona 2019 – nCoV, u identifikua më 7 janar.

Ndërsa koronavirusi i ri i befasoi shkencëtarët. Nuk e dinë saktë nga ka filluar, edhe pse u përhap 9.500 kilometra nga Vuhani, ku u paraqit fillimisht.

“Mos bëni panik, vetëm nëse nuk jeni të paguar për të bërë panik”, deklaroi epidemiologu Brendon Braun nga Universiteti i Kalifornisë.

“Punonjësit shëndetësorë duhet të jenë në gjendje gatishmërie. Qeveritë t’ua sigurojnë resurset. Informimi i saktë dhe në kohë i opinionit është çelësi”, thotë Braun dhe shton: Ndërsa ju të tjerët merrni frymë lirshëm.

Për këto tri javë nga paraqitja e virusit, i cili u përhap tek mbi 1000 persona në 11 shtete, shkencëtarët i mësuan disa gjëra të rëndësishme.

Bëhet fjalë për koronavirus, i cili është i familjes së patogjenit i cili shkakton sindromën e rëndë akute respiratore (SARS) dhe Sindromën respiratore të Lindjes së Afërt (MERS), sëmundje të cilat shkaktuan raste të vdekjes në mbarë botën. Koronavirusët e tjerë nuk shkaktojnë asgjë më të rëndë se ftohjet.

Përveç njerëzve, me koronavirusët mund të infektohen lopët, derrat, macet, pulat, devetë, lakuriqët dhe kafshë të tjera.  Shumica e viktimave të epidemisë së re thanë se kanë vizituar një treg të madh me ushqim të kafshëve dhe të detit në qytetin kinez Vuhan, që është tregues se virusi ka kaluar prej një lloji të ndryshëm nga njeriu.

Kur ekspertët e kanë analizuar kodin gjenetik, kanë zbuluar një sekuencë deri atëherë tërësisht të panjohur për shkencën. Kjo do të thotë se njerëzit nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë imunitet natyror të koronavirusit të quajtur n-CoV2019.

Shumica e rasteve të vdekjes janë persona mbi 50 vjeç, me sëmundje kronike paraprake apo me sistem të dobësuar të imunitetit.

“Deri më tani nuk kemi dëshmi se kjo është më e rrezikshme se gripi”, thotë Majkëll Mina, epidemiolog nga Harvardi. “Shumica e njerëzve, me kujdes mjekësor dinjitoz, do të jenë në rregull”, thotë ai.

“Gjegjësisht, është e mundur që qindra apo mijëra njerëz të jenë të infektuar në Kinë apo në ndonjë vend tjetër, por me simptoma të buta që askush nuk i ka vërejtur”, shton Tom Ingëlsbi, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik, Xhons Hopkins.

Epidemiologët tani po tentojnë ta zbulojnë atë se kur koronavirusi i ri e fitoi mundësinë për bartjen nga njeriu tek njeriu, pasi tregu në Vuhan, i cili konsiderohet si pikë fillestare, është e qartë se tashmë nuk është burim i përhapjes së epidemisë.

Punonjësit shëndetësorë presin që përhapja e virusit tek njerëzit të vazhdojë në afat të shkurtër, që do të thotë se do të paraqiten raste të reja në Azi, në SHBA, eventualisht në Evropë.

Pasi e kanë fituar gjenomin prej koronavirusit, shkencëtarëve u janë dashur 24 orë për ta zhvilluar testin diagnostifikues.

Kjo çon drejt një argumenti tjetër se duhet të shmanget paniku. Rritja e shpejtë e numrit të prekurve mund të çojë në mashtrim. Para se të zhvillohet testi diagnostifikues, mjekët nuk kishin një mënyrë të sigurt për ta dalluar infeksionin e virusit n-CoV2019 prej ndonjë tjetri që shkakton pneumoni. Kjo do të thotë se numri i rasteve të regjistruara tashmë do të rritet.

“Po dëgjoni për 300 raste të reja, por mbase këta 300 kanë qenë edhe paraprakisht. Rritja e numrit të pacientëve nuk do të thotë edhe përhapje e virusit, por detektim më i mirë”, konstatoi Mina. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close