0_Sport,PortalShkupSportTë Tjera

Fillon gara ndërkombëtare në patinazh “Skopje on Ice”

Në patinazhin në qendrën sportive "Boris Trajkovski" sot dhe nesër do të mbahet Gara e katërt ndërkombëtare në patinazh "Skopje on Ice".

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – Në patinazhin në qendrën sportive “Boris Trajkovski” sot dhe nesër do të mbahet Gara e katërt ndërkombëtare në patinazh “Skopje on Ice”.

Hapja solemne është caktuar për sot në orën 19:15 me performancë muzikore nga Kristina Arnaudova dhe një prezantim të aftësive në akull të pjesëmarrësve të rinj në garë.

Pjesa garuese fillon në orën 19:30 edhe atë në kategoritë e interpretimeve A, B dhe C (kategori rekreative), si dhe kategoria më e vogël sportive kadetët C. Nesër, shfaqjet fillojnë në orën 07:30, ndërsa nga ora 10:00 do të performojnë pjesëmarrësit nga vendi dhe jashtë saj, të cilët do të garojnë në kategoritë e njohura ndërkombëtarisht -të rinj, juniorë dhe seniorë.

Organizator i “Skopje on Ice” është Federata për sporte rrëshqitëse. Hyrja është falas. ls/shk/

Back to top button
Close
Close