Lajme nga komunatShkup

Filloi rikonstruimi i rrugës “5” në Rasadnik në komunën e Butelit

- Filloi rekonstruimi i rrugës "5" në Rasadnik në Komunën e Butelit, informojnë autoritetet komunale.

Shkup, 20 maj 2020 (MIA) – Filloi rekonstruimi i rrugës “5” në Rasadnik në Komunën e Butelit, informojnë autoritetet komunale.

Javën e kaluar përfundoi rekonstruimi i rrugës 13 në Rasadnik, e cila është me gjatësi të përgjithshme prej 1.000 metra katrorë, ndërsa këtë javë filloi rekonstruimi i rrugës 5 në lagjen Rasadnik dhe rruga 3/2 në lagjen e Vizbegut.

“Komuna e Butelit në periudhën e kaluar intensivisht punon në rekonstruimin e rrugëve të cilat janë paraparë në programin për aktivitete për vitin 2020. Në periudhën e ardhshme, Komuna e Butelit vazhdon me rekonstruim të rregullt dhe mbushjen e gropave në të gjitha rrugët e dëmtuara me qëllim që të ketë komunikacion më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas në komunën tonë”, thonë nga Komuna e Butelit. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close