BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Fillim i ri i dialogut Prishtinë-Beograd, më 12 korrik

Komisioni Evropian konfirmoi se raundi i parë i dialogut Prishtinë-Beograd, do të mbahet më 12 korrik, që nga ngrirja e tij në muajin nëntor të vitit 2018, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 6 korrik 2020 (MIA) – Komisioni Evropian konfirmoi se raundi i parë i dialogut Prishtinë-Beograd, do të mbahet më 12 korrik, që nga ngrirja e tij në muajin nëntor të vitit 2018, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Këtë e konfirmoi Peter Stano, zëdhënësi i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën e sotme të rregullt të Komisionit Evropian.

Takimi do të zhvillohet të dielën në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën kujdesin e Borrellit dhe me prani të Mirosllav Lajçakut, lehtësues i procesit dhe i dërguari i ri i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky takim do të rifillojë diskutimet për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit”, deklaroi Stano.

Takimi do të zhvillohet dy ditë pas samitit virtual në mes Serbisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Francës, të caktuar më 10 korrik nga ana e Angela Merkelit dhe Emanuel Makronit. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close