0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Filipçe: Virusin do ta mposhtim me shumë disiplinë dhe respektim të pakushtëzuar të masave

Nga fillimi i krizës së virusit korona në çdo pjesëmarrje publike përsëris një gjë- virusin do ta mposhtim me shumë disiplinë dhe respektim të pakusht të masave. Ata që nuk besojnë në këtë duhet ta shohin gjendjen në Komunën e Dibrës. Dibra ka qenë komuna e parë e cili hyri në karantinë, ndërsa sot është komunë e cila me javë nuk ka asnjë rast të ri. Kjo është meritë e qytetarëve dhe sjelljes së disiplinuar të tyre, ka shkruar në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 30 maj 2020 (MIA) – Nga fillimi i krizës së virusit korona në çdo pjesëmarrje publike përsëris një gjë- virusin do ta mposhtim me shumë disiplinë dhe respektim të pakusht të masave. Ata që nuk besojnë në këtë duhet ta shohin gjendjen në Komunën e Dibrës. Dibra ka qenë komuna e parë e cili hyri në karantinë, ndërsa sot është komunë e cila me javë nuk ka asnjë rast të ri. Kjo është meritë e qytetarëve dhe sjelljes së disiplinuar të tyre, ka shkruar në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ne siç shton, Filipçe, nuk mund përgjithmonë të jetojmë në karantinë, pasi ajo është e dëmshme për shëndetin mental të qytetarëve, ekonominë dhe mbarë shoqërinë.

“Kemi dy zgjidhje, ose të vazhdojmë të kthejmë jetën në normalitet duke respektuar masat ose do të kthehemi prapa në kufizime të fuqishme. Zgjedhja është e jona. Rrugëdalje tjetër nga kjo gjendje nuk ka. Unë fort besoj se do të zgjedhim të normalizojmë jetën duke mbrojtur shëndetin tonë personal, shëndetin kolektiv dhe sistemin shëndetësor. Prandaj edhe një herë apeloj të përmbahemi nga grupimi dhe të mbajmë distancë, të jemi të kujdesshëm dhe të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe të kujdesemi për higjienën personale”, ka shkruar në FB, ministri Filipçe. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close